Shenjat e evolucionit tek njeriu!

1. Morrnicat e lekures - Te gjithe njerezve ne lekure iu formohen mornicat ne situata te caktuara te tilla si kur kane ftohte, apo kur kane emocione te forta, perfshire friken. Mornicat nuk jane gje tjeter vecse disa ngritje te vogla ne lekure. Keto ngritje ndodhim ne vendin ku jane (ose kane qene) rrenjet e qimeve ne trupin e njeriut. Nje ngritje e njejte ndodh edhe tek shume kafshe (sidomos macet) kur kane nevoje te duken me te medha per arsye mbrojtje nga nje grabitqar apo perballje me te tjere te se njejtes specie (e keni parasysh si i ngrihen qimet perpjete maceve kur jane te frikesuara apo kur sulmojne). Mekanizmi eshte i njejte edhe tek njeriu dhe ngritja e lekures (mornicat) jane shenje e procesit qe ndodhte dikur tek paraardhesit tane evolutive te cilet per te njejtat asrsye si macet sot kishin nevoje te dukeshin me te medhej perballe armiqve natyrore. Kjo behej qe individi te dukej me i forte dhe armiku te largohej nga frika. Sot morcinat nuk kane me asnje funksion, por, kane mbetur aty si shenje e evolucionit. Si cdo shenje edhe keto me shume mundesi pas shume kohesh do zhduken.


2. Organi i Xhakobsonit (Jacobson), ose "Organi Vomeronasal" - Eshte nje organ qe gjendet brenda zgavres se hundes se njeriut. Ai ka aftesine te nuhase disa lloj hormonesh te leshuara nga njerezit e tjere sidomos feromonet (qe jane hormonet seksuale dhe te gjahut). Permes ketij organi paraardhesit tane evolutive (ashtu si te gjitha speciat qe edhe aktualisht e kane funksional kete organ) kishin me shume mundesi te identifikonin partneret e pershtatshem per riprodhim, ata/ato qe leshonin me shume feromone. Te gjithe njerezit lindin me kete organ, por, fuksioni i tij eshte thuajse zero, dhe tanime ai ka mbetur si nje shenje e proceve evolutive. Si i tille me shume mundesi pas shume kohesh ky organ nuk do gjendet me tek njeriu. Nje nga arsyet pse ky organ humbi funksionet eshte "e folura". Me fitimin e aftesise per te folur njeriu nuk kishte me nevoje per mekanizma bio-kimike per te kontaktuar apo identifikuar partnere, ushqim apo gjah.

3. ADN-ja e panevojshme (enzima L-gulonolactone oxidaze) - Ne ADN-ne e njeriut ka pjese te tera te cilat nuk kane me asnje funksion. Konkretisht gjeni "L-gulonolactone oxidaze" dikur ka pasur funksionin e prodhimit te enzimave per procesimin e vitaminec C. Per arsye te evolucionit ky gjen sot tek njeriu ne ndryshim nga shume specie te tjera ka humbur funksionin dhe eshte pasiv kjo sepse procesimi i vitamnies C nuk ka me nevoje per enzima te posacme. Ekzistenca e kesaj enzime eshte gjithashtu nje prove qe konfirmon lidhjen evolutive mes njeriut modern (homo sapiens) dhe homidineve te tjere apo edhe gjitareve te tjeter qe nuk jane homidine. Edhe kjo shenje per shkak te mosfunksionimit te saj me shume mundesi pas shume kohes do zhduket.


4. Muskujt e vesheve (Muskujt Aurikulare) - Muskujt aurikulare perdoren nga shume kafshe per te levizur dhe pozicionuar llapat e vesheve ne drejtime te ndryshme dhe krejt te pavarura nga drejtimi i turinjve te tyre apo i kokes se tyre. Rastet me te dukshme jane macet te cilat i levizin veshet ne menyre te dukshme. Kjo levizje behet qe te identifikohet me mire burimi i tingullit me interes per kafshen pa qene e nevojshme te levize e gjithe koka. Edhe tek njerezit ekzistojne muskujt aurikulare, por, ata kane humbur thuajse cdo force dhe maksimumi qe mundesojne tek njeriu eshte nje luhatje e vogel e vesheve (ka madje individe qe nuk i levizin dot fare veshet, ashtu sic ka edhe individe qe i levizin me shume por serish nuk iu ndryshojne dot drejtimin). Perfitimi i ketyre muskujve ka qene per paraardhesit tane evolutive mundesia qe te degjonin me mire prehen apo grabitqaret pa levizur trupin, pra, pa bere zhurme. Edhe kjo shenje e evolucionit me kalimin e shume kohe ka mundesi qe te zhduket teresisht.


5. Muskuli i shputes se kembes - Eshte nje muskul qe gjendjet tek hominidet me te afert me njeriun si p.sh. shimpanzete dhe gorillat, si dhe tek njeriu. Por, ne ndryshim nga hominidet e tjere qe kete muskul e kane funksional njeriu nuk e ka te atille. Muskuli i shputes se kembes iu mundeson hominideve qe te kapin sende me kembet e tyre duke pasur nje zhdervjelltesi te madhe thuajse te njejte me duart (pellembet). Tek njeriu ky muskul eshte aq i panevojshem dhe nuk ka asnje vlere sa qe qeliza apo pjese te tij perdoren shpesh nga kirurget per te zevendesuar muskuj te demtuar ne pjese te tjera te trupit te pacienteve nen operim. Pra, hiqen fibrat e muskujve nga shputa e kembes dhe vendosen ne vendin ku eshte e nevojshme. Gjeja me interesante qe tregon vertete qe evolucioni tek njeriu eshte aktual eshte fakti qe rreth 9% e njerezve lindin pa kete muskul!!! Me kete ritem dita kur ky muskul nuk do jete fare i pranhhsme tek njeriu nuk duhet te jete shume e larget

6. Dhembet e pjekurise (dhemballet e syrit) - Dikur kur paraardhesit tane evolutive ishin barngrenes ata kishin nevoje per te ngrene sasi te medha bimesh (ashtu sic e kane barngrenesit e sotshem), dhe mundesisht me shpejtesi te madhe kjo sepse bimet kane vlere me te ulet kalorish dhe prandaj duhej sasia per te kompensuar cilesine. Per kete arsye paraardhesit tane evolutive kjshin nje pale shtese dhemballesh, te cilat mundesonin pertypjen me te shpejte te sasise se bimeve qe mbushnin nofullat e tyre te gjera. Me ndryshimet evolutive kur njeriu u kthye ne gjithckagrenes (pra, qe ushqehet edhe me bime edhe me mish - vecori shume e rralle ne natyre kjo!) keto dhembe shtese humben funksionin. Sot ka njerez qe nuk i kane fare keto dhembe, ka njerez qe i kane te futur ne nofulladhe qe nuk iu dalin, ka njerez qe i kane te futura dhe pas nje fare moshe iu dalin dhe ka njerez qe i kane thuajse qe sapo lindin.

7. Kapaku i trete i syrit - Sot eshte thjeshte nje cope e vogel lekure qe gjendet anesh syrit (afer hundes) . Dikur syte e shume gjitareve perfshire njeriun kane pasur tre kapake sysh. Dy te medhejt qe jane edhe sot funksionale (i sipermi dhe i poshtmi), dhe nje i trete me i holle qe sherbente si mbrojtje shtese dhe qe mbyllej perpara dy te medhejve. Sot shume gjitare e kane humbur funksionalitetin e ketij kapau te trete, por, nese keni vene re macet gjate erresires kur jane ne gjume por me syte ne dukje te hapur ne fakt ato kane te mbyllur pikerisht kapakun e trete te syve qe eshte nje cipe e holle me e holle se dy kapaket e tjere. Vec gjitareve ku kapaku i trete tashme eshte gje shume e rralle, tek shpendet, zvarraniket dhe peshqit kapaku i trete eshte dicka normale. Te njeriu kapaku i trete i syrit nuk leviz, dhe aktualisht ka vetem nje primat qe ka kapak te trete te syrit funksional ai eshte Calabar Angwantibo qe jeton ne Afriken Perendimore.

8. Maja e Darvinit (emri shkencor: "plica semilunaris") - Kjo eshte nje zgjatim qe gjendet ne majen e llapes se vesheve te shume gjitareve, dhe sidomos tek primatet me te afert me njeriun. Ajo ka funksionin e ndihmes ne degjim permes fokusimit te drejtimit te llapes se veshit nga tingulli. Tek njerezit e sotshem rreth 10,5% e kane kete maje megjithese pak te dukshme  Nga ana tjeter perqindja e njerezve qe ka gjenin per kete maje eshte akoma me e madhe. Maja e Darvinit eshte nje nyje e vogel lekure qe gjendet tek njerezit (ata qe e kane) ne pjesen siper-mbrapa te llapes se veshit dhe dallohet ne pamje ose ne prekje (eshte me e forte). Kjo shenje eshte tregues i qarte i faktit qe paraardhesit evolutive te njeriut kane pasur llapa veshesh me te medhej dhe/ose me maje me te dukshme njesoj si hominidet e tjere te sotshem.

9. Kokiksi (kocka e bishtit) (emri shkencor: "coccyx") - jane dy kocka te vogla qe gjenden ne fund te shtylles kurrizore. Dikur ato sherbente si baze per bishtin. Sot hominidet e ngjashem me njeriun kane pikerisht kokiksin si mbeshtetje per bishtin. Meqenese per shkak te evolucionit bishti rezultoi jo i pershtatshem pasi paraardhesit e hershem evolutive te njeriut filluan te levizin neper deget e pemeve duke u varur me krahe edhe kokiksi humbi funksionin e saj kryeor. Sot keto kocka tek njeriu sherben si mbeshtetje qe ndihmon pozicionin ulur dhe muskujt e fundshpines

10. Apendiksi (i njohur edhe me termin popullor "apandesiti") - Eshte nje nga shenjat me te rendesishme per te vertetuar qe njeriu i sotshem i nenshtrohet evolucionit ne menyre te dallueshme anatomike. Kjo zorre qorre, pra, qe nuk ka dalje (por, vetem hyrje) nuk ka asnje funksion. Dikur kur dieta e paraardhesve evolutive te njeriut ishte e bazuar tek bimet kjo zorre ne ate kohe funksionale bente lidhjen e aparatit tretes qe ne ate kohe ishte shume me i shkurter se sa sot. Me kalimin ne diete gjithckangrenese (pra, edhe mishngrenese) sistemi tretes u zgjat shume dhe apandesiti doli nga funksionimi duke u kthyer ne nje organ jo vetem pa funksion, por, potencialisht te demshem nese infektohet!

Tentativat e shumta te "kreacionisteve" per te sajuar funksione per kete zorre qorre kane deshtuar. Madje edhe studimet qe gjeten enzima ne brendesi te apandesitit dhe u duken sikur i gjeten funksion ketij te fundit ne fakt nuk e bene kete pasi ato enzima nuk ishin enzima te posacme vetem te apandesitit por enzima qe gjenden ne te gjithe zorret e njeriut, qe sherbejne per trejten e ushqimit, dhe gjenden edhe ne apanesit thjeshte sepse ajo zorre eshte e lidhur me pjesen tjeter te aparatit tretes brenda te cilit enzimat levizin lirshem.

Ajo qe eshte akoma me interesante eshte fakti qe me sa duket sipas kritereve evolutive apandasitet e medhej jane te favorizuar sepse kane me pak mundesi infektimi (semundje). Kjo i ka shtyre biologet te sugjerojne qe apandesiti do jete i pranishem tek njeriu edhe per nje kohe relativisht te gjate, do qendroje aty ne mes te barkut pa bere gje.


11. Mund te pime qumesht ne cfaredo moshe - Thuajse te gjithe gjitaret (pra, kafshe qe pine qumesht) e humbasin aftesine per te pire dhe tretur laktozen kur rriten. Tek njeriu kjo gje nuk ndodh. Kjo gje eshte mundesuar permes nje mutacioni te gjenit qe lejon tretjen e laktozes. Ne terma evolutive heqja e mundesise per individet e rritur per te pire qumesht sherben si mjet per te garantuar qe qumeshtin do ta pijne te vegjlit. Ndersa meqenese njeriu filloi te zbuste lopet, delet dhe dhite, rreziku i mungeses se qumeshtit per te vegjlit u zbeh. Prandaj edhe sot ka ende njerez qe nuk mund te pine qumesht (intoleranca ndaj laktozes). Kjo sepse tek ata nuk ka ndodhur mutacioni i gjenit perkates.

12. Rritja e imunitetit ndaj disa semundjeve - Studimet tregojne qe ka rreth 1800 gjene qe jane bere aktive vetem gjate 40 mije viteve te fundit. Shumica e ketyre gjeneve sherbejne per luftimin e semundjeve infektive si psh malarja, tuberkulozi apo lebroza. Studimi i kryer ne kete drejtim nga Dr.Ian Barnes i School of Biological Sciences te Royal Holloway konfirmon jo vetem qe evolucioni eshte ne veprim konkretisht tek njeriu, por, shpejtesia e mutacioeve eshte shume me e shpejte sec mendohej me pare, duke mundesuar zhvillimin e mijera gjeneve ne disa dhjetra-mijera vite! Studimi behet akoma me interesant kur veren qe ka mutacione specifike qe po ndodhin ne zona te ndryshme te Tokes (psh ne Afrike) ne varesi te semundjeve qe hasen me shpesh ne ato zona (konkretisht gjenet kunder malarjes jane evoluar me shume ne Afrike, ndersa gjenet kunder tuberkulozes me shume ne qytete, pra, mjedise me rrezik te larte infektimi me kete semundje).

13. Zvogelimi i mases se trurit - Ne 30 mije vitet e fundit masa cerebrale e trurit te njeriut (mesatare) ka zbritur nga 1500 centimetra kub, ne 1350 centimetra kub. Arsyet e hipotezuara per kete zvogelim jane disa. Njera sugjeron qe njerezit individualisht po behen me pak inteligjente. Kjo kjo justifikohet me argumentin qe ne shoqerite e sotshme njerezore inteligjenca nuk ka lidhje direkte me mbijetesen (per shkak te modelit social dhe ekonomik aktual), pra, nuk duhet nga kendveshtrimi evolutiv. Nje tjeter sugjeron te kunderten, pra, qe truri po zvogelohet per shkak te rritjes se efikasitetit te tij, pra, njerezit po behen me inteligjente. Sipas kesaj hipoteze zvogelimi vjen ne paralel me rritjen e shpejtesise se funksionimit te trurit. Nje tjeter sugjeron qe zvogelimi eshte rezultat evolutiv per shkak se kjo i ben individet me pak agresive, dhe si rrjedhoje me te pershtatshem per jeten sociale qe njeriu zbaton aktualisht (serish per arsye evolutive). Pavaresisht se cila prej ketyre hipotezave do rezultoje e vertete, shenja qe evolucioni eshte fakt aktual tek njeriu eshte pikerisht zvogelimi i mases cerebrale

14. Ekzistenca e syve blu - Njeriu (ashtu si gjithe hominidet e tjere) deri vone nuk kishte sy blu. Ky mutacion ka ndodhur jo me larg se 10 mije vite me pare ne afersi te Detit te Zi. Ceshtja me interesante eshte pse ky mutacion ka mbijetuar dhe nuk eshte zhdukur? Pergjigja eshte e thjeshte "eshte nje garanci atesie"! Duke qene qe dy prinder me sy blu mund te lindin vetem femije me sy blu (per shkak te ligjeve te trashegimise; tiparet e fshehte) meshkujt me sy blu jane te prirur te ciftezohen me femrat me sy blu pikerisht per te pasur garanci qe femijea/femijet do jene te tyret (te meshkujve ne fjale). Eshte kjo arsyeja qe pse meshkujt me sy blu preferojne femrat me sy blu, ne nje kohe qe meshkujt me sy jo blu, dhe femrat pavaresisht nga ngjyra e syve nuk kane ndonje preference ne kete pike. Pra, mutacioni gjenetik i ngjyres se syve dhe mbijetesa e tij deri me sot madje duke fituar nje status si garantues atesie jane shenja e rradhes qe evolucioni e ndryshon njerin ne menyre te dukshme.

15. Edhe meshkujt kane thithka! - Pikerisht sepse ne periudhat me te hershme te shfaqjes se gjitareve (qe rikujtojme jane kafshet qe ushqejne me gji kelyshet e tyre) edhe meshkujt kishin gjenet per prodhimin e qumeshtit dhe dhenien egjirit. Me sa duket nga kendveshtrimi evolutiv kjo gje nuk ishte e pershtatshme (mbase sepse meshkujt dilnin per gjah dhe nuk mund te kryenin funksionin e dhenies se gjirit) dhe sot tek gjitaret vetem femrat kane mundesi te japin gji. Megjithate, njesoj si apandesiti thithkat ekzistojne tek meshkujt (megjithese pa asnje funksion)!

No comments:

Post a Comment