Rrëshqitje e epifizës së femurit që u paraqit klinikisht si tendosje e mm.quadriceps



Një djalë aktiv adoleshent 14-vjeçar me dhimbje të kërdhokullës së majtë me kohëzgjatje 3 javë ishte referuar për terapi fizikale me diagnozën e tendosjes muskulare të anës së majtë. Ankesa e tijkryesore ishte dhimbja e fillimit të papriturnë kërdhokullën e majtë që u përkeqësua duke qëndruar në këmbë dhe duke u ulur. Indeksi i masës së tij trupore ishte në përqindjen e 91-të për moshën e tij (mbipeshë), dhe së fundmi ai ka filluar ushtrimet me rezistencë. Historia e kaluar mjekësore ishte pa ndonjë gjurmë. Në ekzaminim, ecja e tij u përshkrua si antalgjike. AL e tij pasive e rrotullimit të brendshëm dhe abdukcionit jepnin dhmbje dhe ishin të kufizuara.

Fleksioni dhe rrotacioni i jashtëm ishinpa dhimbje dhe të njejta me gjymtyrën tjetër.
Për shkak të këtyre gjetjeve, fizioterapeuti dyshoi se kishte rrëshqitur epifiza femorale kapitale dhe menjëherë kontaktoi pediatrin për të kërkuar radiografi. Rrëshqitja u konfirmua nga
radiografitë  dhe shtrëngimi(vendosja) në vend u krye nga një kirurg ortoped pediatrik ditën tjetër.
Rrëshqitja e epifizës femorale kapitale është më e përhapur tek fëmijët midis moshës 8 dhe 15 vjeç, me shumë raste që mbesin të pa diagnostikuara.

Rrëshqitja e epifizës duhet të konsiderohet në këtë popullatë të pacientëve në prani të ecjes antalgjike, rotacioni të kufizuar të brendshëm dhe dhimbjeve të lokalizuara në kërdhokull, këmbë dhe në pjesën adduktore.
Ekzaminimi efektiv dhe referimi në kohë për imazhe janë thelbësore, duke pasur parasysh korrelacionin e fortë midis kohës së diagnostikimit dhe trajtimit të suksesshëm.
Diagnoza e vonuar rrit rrezikun e komplikimeve, përfshirë nekrozën avaskulare dhe kondrolizën.

***
Referencat:
1. Barlow SE, Expert Committee. Expert Committee recommendations regarding the prevention, assessment, and treatment of child and adolescent overweight and obesity:
summary report. Pediatrics. 2007;120 suppl 4:S164-S192. https://doi.org/10.1542/peds.2007-2329C
2. Campbell SE. Radiography of the hip: lines, signs, and patterns of disease. Semin Roentgenol. 2005;40:290-319. https://doi.org/10.1053/j.ro.2005.01.016

No comments:

Post a Comment