Administrata për Ushqimin dhe Ilaçet i dha dritën jeshile Talimogene laherparepvec ose i njohur më thjeshtë si T-VEC, një herpes-virus i krijuar në laborator që mund të trajtojë dëmet e shkaktuara në lëkurë dhe në linfonode nga melanoma, duke u bërë kështu virusi i parë onkolitik që hidhet në treg.
Terapia bazohet në një parim të thjeshtë: shumë viruse preferojnë të sulmojnë qelizat e infektuara me kancer dhe të fillojnë një reaksion imunitar që do të zhdukte qelizat e sëmura. Por megjithëse ky fenomen ka qënë I njohur që para shumë kohësh, u deshën dekada kërkim që të zhvillohej një terapi e sigurt dhe e efektshme.
T-VEC është modifikuar duke ulur aftësinë e tij për të shkaktuar herpes dhe në mënyre qe të shtojë një gjen që nxit imunitetin duke e bërë atë një vrasës më të fuqishëm të kancerit. Kjo terapi unike do i japë një mundësi të dytë kurimi pacientëve që i është rishfaqur sëmundja pas ndërhyrjes së parë kirurgjikale.
***
No comments:
Post a Comment