Jeta në Tokë me shumë gjasa ka filluar më herët se c'është menduar , para 4.1 miliardë viteve

Shkencëtarët kanë gjetur dëshmi se jeta me shumë gjasa ka filluar më herët se ç'është menduar.  Hulumtimet janë postuar në revistën Proceedings of the National Academy of Sciences.

Hulumtimi i ri sygjeron se jeta ka ekzistuar edhe përpara goditjeve masive në sistemin tonë solar të cilat edhe formuan krateret e para të hënës para 3.9 miliardë viteve.

Hulumtuesit studiuan më shumë se 10.000 zirkone - minerale prej kristaleve prazmatike, të cilat ishin formuar nga gurët e shkrirë apo magma. Zirkonet janë minerale të rënda dhe të qëndrueshme të cilat prezervojnë ambientin e kohës duke përfshirë edhe karbonin, gjë që nënkupton se ato mund të konsiderohen edhe si busulla të kohës. Nga 665 zirkone të identifikuara e të cilat mund të japnin rezultate premtuese, shkencëtarët analizuan 79 nga to me anë të spektroskopisë Ramane e cila është një teknikë e cila tregon strukturën kimike dhe molekulare të mikroorganizmave të vjetër në tre dimensione. Në një nga zirkonet u gjet karbon i pastër, ndërsa zirkoni ku është gjetur karboni është llogaritur se ështe 4.1 miliardë vite i vjetër. Shkencëtarët thonë se karboni i gjetur ne zirkon është dhe më i vjetër se vetë minerali në të cilin është gjetur, megjithëse mosha e karbonit ende nuk ka qenë e mundur të caktohet, por ajo që dihet është se ai është më i vjetër se 4.1 miliardë vite.

Meqenëse deri me tani është menduar se jeta në planetin tonë ka filluar para diku 3.5 miliardë viteve, kjo do të thotë se ajo ka filluar 300 milionë vite më herët -  para më shume se 4.1 miliardë vite më herët.


Referenca : http://news.sciencemag.org/biology/2015/10/scientists-may-have-found-earliest-evidence-life-earth
http://www.sciencedaily.com/releases/2015/10/151019154153.htm

No comments:

Post a Comment