Në hijaloplazmën e secilës qelizë si zakonisht gjendet numër i madh dhe i llojllojshëm i aminoacideve, të cilat në procesin e sintezës së proteinave nuk lidhen pa ndonjë rregull. Rradhitja e tyre në vargun polipeptid e përcakton kodi gjentik ose shifra e informacionit gjenetik.
Kodi gjentik paraqet sistem i cili përmban informacione të nevojshme për qelizën që të funksionoj në mënyrë përkatëse. Ky informacion i quajtur gjenetik është i inkorporuar nërradhitjen e bazave azotike (nukleotide) të cilat janë kombinuara të trida. Kjo do të thotë se secili grup prej tre bazave që përmbahen në ADN e gjenit struktural paraqesin kodin gjenetik. Gjatë transkripcionit kodi gjenetik nga ADN-ja bartet si informacion gjenetik me rradhitjen specifike të bazave në molekulën e ARN-it. Grupi i tri bazave të njëpasnjëshme në molekulën e ARN-it paraqesin kodonin. Secila triadë kodone përcakton nga një aminoacid specifik, gjatë asaj duke shfrytëzuar ARN-t përkatëse.
Të gjitha kodonet që janë prezantuar në tabelë paraqesin kombinimet e tri nga katër bazat ekzistuese (U, A, C, G) gjithsej 64 triada, të cilat janë të mjaftueshme për të siguruar inkorporimin e 20 aminoacideve në vargjet polipeptide të molekulave proteinike.
Gjithashtu shihet se seciliaminoacid ka më tepër se një kodon, këto kodone zakonisht dallohen sipas bazës së tretë.
Më saktësisht në shumë raste dy nukleotidet e para në kodon janë më të rëndësishme nga nukleotidi i tretë, për çarsyje dallojmë, respektivisht ekzistojnë katër grupe të kodoneve te të cilat nukelotidii tretë është i parëndësishëm (p.sh. a.a. SERIN ka 6 kodone).
Në tabelën për kodin gjentik mund të vërehet se disa kodone fare nuk kodojnë aminoacide, pradaj shënohen si kodone të pakuptimta. Në vend të asaj ato kanë START sinjalin (AUG) që i nxisin ribozomet të fillojnë teximin e molekulës së ARN-së, ose STOP sinjale (UAA, UAG, UGA) që i detyrojnë ribozomet të ndërprejnë me të lexuarit e ARN-së.
Duke patur parasyshëm se kodonet në ARN kanë rradhitje të njejtë me kodonet në ADN, aminoacidet në vargun polipeptid do të jenë të lidhura sipas kësaj rradhtije nëpërmjet procesit të translacionit, në të cilën rol të rëndësishëm kanë ARN-t dhe ribozomet.
Kodi gjentik është univerzal sepse, secili organizëm në esencë shfrytëzon kod gjenetik të njejtë.
No comments:
Post a Comment